La Liga/ Barça fiton titullin e 29-të në…’Klasike’
Barcelona mundi Real Madridin 2-0 në El Clasico, xhiron e 35-të të La Ligës, ndërsa u shpall tre javë nga fundi kampion i Spanjës. Golat e Rashford në minutën e 9-të dhe Ferran Torres në minutën e 18-të vulosën fitoren. Ky është titulli i 29-të spanjoll për Blaugranët dhe i dyti radhazi për Hansi Flik, pas suksesit të sezonit të kaluar. Dy titujt e fundit radhazi të Barcelonës erdhën në sezonet 2017/2018 dhe 2018/2019, kur Lionel Mesi ishte ende në skuadër. Fitorja është edhe më emocionuese për gjermanin Flik, i cili humbi babanë e tij vetëm këtë mëngjes. Në anën tjetër nuk ka qetësi për Alvaro Arbeloa dhe Real Madridin e tij, të cilët luajtën përsëri një ndeshje pa shumë produkt në fushë duke treguar...
Burimi:
sportiim.al