“Ky ishte një formacion kontrate”, Ruci shfryn ndaj Silvinjos: Me Brojën ose Muçin titullar sot do të ishim të kualifikuar
Kombëtarja shqiptare u largua me një humbje 2-1 nga Varshava. Polakët fituan gjysmëfinalen e “play off”-it, duke ndërprerë ëndrrën kuqezi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026. Vasil Ruci ka mbetur i zhgënyer me trajnerin Silvinjo. Ish-lojtari i njohur i Flamurtarit ka dhënë një intervistë për “Euronews Albania”, ku ka shprehur kritikat e tij për trajnerin brazilian. Sipas Rucit, nëse Broja ose Muçi do të luanin nga minuta e parë në sulm, atëherë sot Shqipëria do të ishte e kualifikuar. “Ky ishte më shumë formacion kontrate se sa formacion suksesi. Pra nëse do të humbas, do të justifikohem me humbjen. Një trajner me guxim duhet të mendonte që kjo ndeshje nuk fitohet vetëm duke u mbrojtur. Ndeshja fitohet gjithmonë me sulmues cilësorë që dinë...
Burimi:
sportekspres.com