“Kvaradona” vendos kandidaturën për “Topin e Artë”: Është lojtari më i mirë në botë dhe do të përmirësohet

“Kvaradona” vendos kandidaturën për “Topin e Artë”: Është lojtari më i mirë në botë dhe do të përmirësohet

Transferimi i Khvicha Kvaratskhelia-s (Tbilisi, 2001) në janar 2025 i ndryshoi fytyrën PSG, sidomos në Champions League. Ish-lojtari i Napolit, i blerë për 70 milionë euro, fillimisht i mori vendin në formacion Bradley Barcola-s dhe përfundoi duke pasur rol kyç në fitimin e Champions-it të parë për PSG. Gjeorgjiani, që konsiderohet lojtari më i mirë (i shëndetshëm) që nuk do të jetë në Botëror, shënoi dhe asistoi ndaj Brest (7-0), realizoi kundër Aston Villa (3-1), asistoi ndaj Arsenalit (0-1) dhe vulosi gjithçka me gol në finalen kundër Interit (5-0). Forma e tij u rrit gjatë sezonit aktual: gol ndaj Monaco (2-2), 2 gola dhe asist kundër Chelsea (5-2), gol në Londër (0-3), gol ndaj Liverpool (2-0) dhe asist në “Anfield” (0-2). Ai regjistroi edhe tre...