Kush po i mban peng 10 talentet shqiptare të futbollit? Pengesë bëhet shtetësia shqiptare

Kush po i mban peng 10 talentet shqiptare të futbollit? Pengesë bëhet shtetësia shqiptare

Një situatë që ngre pikëpyetje në futbollin shqiptar dhe në procedurat për marrjen e shtetësisë. Dhjetë futbollistë të rinj, djem dhe vajza me origjinë shqiptare, janë aktualisht në pritje të përfundimit të procedurave për marrjen e shtetësisë shqiptare. Bëhet fjalë për talente që mund të jenë pjesë e ekipeve kombëtare të Shqipërisë në të ardhmen, por procesi për pajisjen e tyre me shtetësi duket se ka hyrë në një ngërç. Burime konfidenciale pranë këtij procesi i kanë bërë të ditur Top Channel se kërkesat për këta futbollistë janë kthyer nga Institucioni i Presidentit të Republikës drejt Ministrisë së Brendshme. Arsyeja e komunikuar lidhet me ndryshimet në ligjin për shtetësinë dhe nevojën për miratimin e akteve të reja nënligjore. Por pikërisht këtu lind pyetja që kërkon përgjigje: Pse...