Kuqezinjtë në dy plane: Broja i pasigurt në Kombëtare, Seferi në formacionin e javës në Turqi
Adriatik BALLA Lojtarët e Kombëtares duan të mbajnë një ritëm të lartë performancë në këtë periudhë, për të siguruar jo vetëm ftesën në ekipin përfaqësues, por të mund edhe të dalin me sukses në ballafaqimin e 26 marsit me Poloninë e pse jo të fitojnë edhe duelin final të “play-off”-it me fituesen e çiftit Suedi-Ukrainë, që të sigurojnë kështu për herë të parë pjesëmarrjen në Botëror. Nuk do të jetë e lehtë, por asgjë nuk është e pamundur. Me pak sforco e shumë fat objektivi mund të arrihet. Po cila është gjendja e futbollistëve tanë dy javë para se të vijnë ndeshjet? Këtu ka mjaft pasiguri dhe trajneri Silvinjo është i shqetësuar. Nga sulmuesit, njëri është në pikëpyetje, kurse tjetri përzgjidhet në formacionin e javës,...
Burimi:
sot.com.al