Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet në Tiranë, Sylvinho teston edhe penalltitë para fluturimit drejt Varshavës
Kombëtarja shqiptare e mbyll sot kapitullin e fundit të përgatitjeve në shtëpi, përpara se të marrë rrugën drejt Varshavës ku e pret sfida më e rëndësishme e viteve të fundit. Seanca e sotme stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua me grupin e plotë në dispozicion, duke përfshirë edhe ata lojtarë që u bashkuan me vonesë gjatë ditëve të para të grumbullimit, u shënua nga një moment i veçantë: testimi i penalltive, por kjo padyshim nuk ishte pjesë e lirë për t’u parë as nga kamerat as nga njerëz të tjerë jo të stafit të kombëtares. Zgjedhja e trajnerit Sylvinho për t’ia kushtuar kohë specifike ekzekutimit të penalltive nuk ishte e rastësishme, duke qenë se ndeshja e së enjtes ndaj Polonisë është e eliminim direkt,...
Burimi:
ntv.al