Kupa e Shqipërisë për vajza/ 4 skuadra në lojë për trofeun, këto janë ndeshjet gjysmëfinale
Kupa e Shqipërisë për vajza ka hyrë në fazën më vendimtare të saj, aty ku katër skuadrat më të mira zbresin në fushë për të siguruar biletën e finales. Vllaznia, Teuta, Gramshi dhe Apolonia kanë kaluar me sukses fazën çerekfinale dhe tashmë janë vetëm dy hapa larg trofeut. Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e para gjysmëfinale, të cilat pritet të ofrojnë rivalitet dhe mjaft emocione, bazuar në formën e ekipeve këtë sezon. Sipas skemës së përcaktuar nga Departamenti i Garave, përballjet gjysmëfinaliste janë: Teuta – Vllaznia Gramshi – Apolonia Oraret zyrtare të ndeshjeve do të përcaktohen në vijim dhe do të komunikohen për publikun dhe mediat, në prag të një fundjave që premton spektakël në Kupën e Shqipërisë për vajza.
Burimi:
sportekspres.com