Kupa e Shqipërisë/ Egnatia siguron finalen e madhe, Elbasani dorëzohet pas “dramës” së penalltive
Një betejë e vërtetë 120-minutëshe në “Elbasan Arena” ka përcaktuar finalistin e parë të Kupës së Shqipërisë, ku Egnatia ka mposhtur AF Elbasanin pas gjuajtjes së penalltive në një sfidë plot ankth dhe emocione. Pasi ndeshja e parë në Rrogozhinë ishte mbyllur në barazim 1-1, edhe takimi i kthimit prodhoi të njëjtat shifra brenda kohës së rregullt, duke detyruar skuadrat t’i drejtoheshin shtesës prej 30 minutash. Pavarësisht përpjekjeve të të dyja kampeve, lodhja bëri të veten dhe rezultati mbeti i pandryshuar, duke çuar fatin e kualifikimit te “lotaria” e pikës së bardhë. Nga 11 metrat, për Elbasanin gabuan Kasa dhe Lleshi, ndërsa për rrogozhinasit u treguan të saktë Albanese Jaime dhe Xhemajli. Edhe pse Kryeziu goditi shtyllën duke rritur tensionin në shkallët e stadiumit, ishte...
Burimi:
javanews.al