Kupa e Kosovës/ Emocione e gola, 3 skuadra të tjera në çerekfinale
Gjilani, Malisheva dhe Vushtrria janë tri skuadrat e radhës që kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Tri ndeshjet e fazës 1/8 së finales u zhvilluan të enjten, duke dhuruar emocione dhe gola. Gjilani e eliminoi Lirinë e Prizrenit me rezultat 2:1 në stadiumin e vet. Golin e parë për vendasit e shënoi Armend Thaqi nga penalltia në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. Epërsinë e dyfishoi Hamdi Namani në minutën e 65-të, duke shënuar me kokë pas harkimit të kapitenit Thaqi. Ky ishte edhe debutimi i tij me fanellën e Gjilanit. Liria ngushtoi rezultatin në minutën e 85-të me golin e Dijar Nikqit, ndërsa prizrenasve iu anuluan edhe dy gola për pozitë jashtë loje. Malisheva e siguroi kalimin...
Burimi:
gijotina.com