Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Kupa e Kombeve të Afrikës: Egjiptit i mjafton një barazim për vendin e parë, ja verdikti përfundimtar në grupin B
29 Dhjetor 2025 18:58 Telesport Egjiptit i ka mjaftuar një barazim pa gola ndaj Angolës në ndeshjen e fundit në grupin B, në Kupën e Kombeve të Afrikës. Egjipiti mbyll grupin në vendin e parë me 7 pikë dhe siguron biletën për 1/116-at. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Zimbabwe-Afrika e Jugut, u shënuan plot gola. Afrika e Jugut fitoi 2-3 duke siguruar vendin e dytë me 6 pikë dhe biletën për në 1/16-at. Fitorja për Afrikën e Jugut u sigurua falë një penalltie në minutën e 82-të. Angola renditet e treta me vetëm dy pikë, por që nuk ka shanse për t’u renditur si një nga 4 ekipet e treta më të mira, ndaj eliminohet. Zimbabwe mbyll grupin e fundit me vetëm 1 pikë....