Kupa e Botës: “Kangurët” leksione Turqisë, Guler, Yildiz & Co. dalin me kokën ulur (video)
Australia ka fituar 2-0 ndaj Turqisë, në ndeshjen e dytë për xhiron e parë në grupin D. “Kangurët” e nisin me këmbë të mbarë këtë Botëror, duke iu bashkuar SHBA-së në krye të grupit me nga 3 pikë. Sfida u zhbllokua në minutën e 27-të, ku pas një aksioni të shpejtë, “Kangurët” gjetën golin me Nestory Irankunda, i cili befasoi mbrojtjen turke dhe dërgoi topin në portën e mbrojtur nga Cakir. Turqia provon të gjejë golin e barazimit në pjesën e parë, por nuk ia del dot. Australia shkon në avantazhin 1-0 në dhomat e zhveshjes. Vincenzo Montella e nis me një zëvendësim pjesën e dytë. Del Baris Yilmaz dhe futet Kenan Yildiz. Në minutën e 57-të, Turqia kishte një mundësi të mirë për të...
Burimi:
telesport.al