Kupa e Botës: Brazili zhgënjen tifozët ndaj Marokut, Skocia e nis me fitore (video)

Kupa e Botës: Brazili zhgënjen tifozët ndaj Marokut, Skocia e nis me fitore (video)

Janë luajtur në mesnatë dy ndeshjet e para të grupit C. Në “MetLife Stadium”, Brazili dhe Maroku nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1. Kampionët në fuqi të Afrikës e nisën vrullshëm takimin dhe në minutat e para ishin të pandalshëm. Sfida u zhbllokua në minutën e 21-të, ku pas një asisti perfekt të Brahim Diaz, ishte Isamel Saibari që la në vend Gabriel dhe mposhti me një goditje klasi Alisson Becker. Nuk vonoi shumë dhe erdhi kundërpërgjigjja e Brazilit, që barazon shifrat me golin e bukur të Vinicius Junior në minutën e 32-të. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Carlo Ancelotti e nis pjesën e dytë me dy zëvendesimë të shpejta. Dalin Casemiro dhe Ibanez, në vend të tyre futen Fabinho dhe Danilo, por sërish...