Kupa e Afrikës/ “Faraonët” e Egjiptit shkojnë në çerekfinale me shtesa, Salah bën heroin
Egjipti u bë skuadra e 5-të që u kualifikua për në çerekfinalet e Kupës së Kombeve të Afrikës. “Faraonët”, pavarësisht vështirësive të shumta, fituan në kohën shtesë 3-1 ndaj Beninit në “Stad Andrar” në Agadir (ndeshja përfundoi në barazim, 1-1) dhe tani presin të zbulojnë kundërshtarin e tyre në “8”-shen e turneut, i cili do të përcaktohet nga fituesi i çiftit, Bregu i Fildishtë-Burkina Faso (6/1, 21:00). Rezultati për ekipin e Hosham Hassan u hap nga mesfushori 27-vjeçar i Al Ahly, Marouane Attia, në minutën e 69-të, megjithatë, lojtarët e Beninit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 83-të barazuan me sulmuesin 33-vjeçar Zodel Dossou. Rezultati 1-1 mbeti i pandryshuar në kohën e rregullt dhe të dy ekipet shkuan në kohën shtesë, ku, nga një...
Burimi:
sot.com.al