Kualifikueset për Kupën e Botës 2027 për femra: Shqipëria e pëson keq në ndeshjen e dytë, turpërohet nga Rep. Çeke
Kombëtarja e vajzave luajti mbrëmjen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” përballë Çekisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027. Kuqezezat u mposhtën me rezultatin 1-5 në një sfidë ku për disa momente treguan reagim dhe lojë të mirë. Trajneri Armir Grima e nisi takimin me këtë formacion: Antigoni Hyska (GK), Klea Hamonikaj, Arbiona Bajraktari, Alma Hilaj, Arbenita Curraj, Fortesa Berisha, Ezmiralda Franja, Ilarja Zarka, Mikaela Metalla, Qendresa Krasniqi dhe kapitenia Megi Doçi. Minutat e para të takimit ishin të balancuara, me të dyja skuadrat që luftuan për kontrollin e lojës dhe u përpoqën të afrohen te portat respektive. Çekia kaloi në avantazh në minutën e 14-të, pas një gabimi në prapavijën e skuadrës sonë. Megjithatë, reagimi i kuqezezave ishte i menjëhershëm. Vetëm tre...
Burimi:
telesport.al