Kroos paralajmëron ata që aspirojnë drejtimin e Real Madridit: Fiton…, por prapë nuk mjafton!

Kroos paralajmëron ata që aspirojnë drejtimin e Real Madridit: Fiton…, por prapë nuk mjafton!

5 Maj 2026 10:14 Alfred Lleshi Toni Kroos ka komentuar shkarkimin e Xabi Alonso dhe presionin ekstrem te Real Madridi, duke dhënë një mesazh të fortë për realitetin brutal të klubit të bardhë: “Gjëja më e vështirë është të trajnosh Real Madridin. Mund të fitosh dhe njerëzit prapë nuk janë të kënaqur”. Ish-mesfushori gjerman theksoi se në “Bernabeu” nuk ka kohë për projekte afatgjata: “Ke shumë pak kohë për të ndërtuar diçka. Nuk mund të mendosh ‘pas një viti do luaj kështu’. Duhet të japësh rezultate menjëherë”. Deklarata e Kroos pasqyron qartë filozofinë e klubit më të suksesshëm në Europë, ku rezultatet janë gjithçka, ndërsa durimi është luks që rrallë ekziston. Një paralajmërim i drejtpërdrejtë për çdo trajner që merr drejtimin e “Los Blancos” pas...