Kroos ia kthen “goditjen” Ancelottit për “çështjen Vinicius”: Më i miri, por zëvendësimi ishte gabim

Kroos ia kthen “goditjen” Ancelottit për “çështjen Vinicius”: Më i miri, por zëvendësimi ishte gabim

24 Shkurt 2026 10:49 Alfred Lleshi Toni Kroos mungon shumë te Real Madridi. Klubi nuk zëvendësoi profilin e tij si mesfushor i organizuar dhe pas largimit të Modric një vit më vonë, skuadra e drejtuar nga Álvaro Arbeloa mbeti pa një “regjisor loje”. Megjithatë, Kroos u nda nga tifozët me fitore të La Liga-s dhe Champions League, duke lënë gjurmë të thella. Së fundi, ai u shfaq në “Valdebebas” për një miqësore me ekipin e “Toni Kroos Academy”, duke emocionuar nostalgjikët. Emri i tij u përmend në programin “Universo Valdano” të “Movistar +”, ku Carlo Ancelotti foli për episodin kur Xabi Alonso e zëvendësoi Vinicius Jr në klasiken e tetorit: “Njëherë edhe unë e zëvendësova Kroos dhe ai u zemërua. Të nesërmen nuk i fola....