Kriza në portën gjermane, Nojer sqaron pozicionin
Që prej dëmtimit të fundit të Ter Shtegen, spekulimet për një rikthim të mundshëm të Nojer në kombëtaren gjermane janë rindezur. Megjithatë, portieri i Bajernit e ka bërë të qartë pozicionin e tij duke përjashtuar rikthimin në portën e Gjermanisë. Portieri lavdëroi Oliver Bauman, portierin aktual numër një. “Po e bën shumë mirë punën e tij. Po zhvillon paraqitje shumë të mira. Dhe unë i mbaj gishtat e kryqëzuar për të. I uroj gjithë të mirat,” tha Nojer. Ai komentoi edhe situatën e vështirë të rivalit të tij prej kohësh në kombëtare, Ter Shtegen. “Kjo është padyshim shumë e vështirë,” tha ai për dëmtimin e fundit të tij. “Ai do të rikthehet. Por sigurisht që është shumë e hidhur me Botërorin që po afrohet këtë...
Burimi:
vizionplus.tv