Kritikat i bëjnë mirë, Leao reagon me asist. Rabiot gjen golin, Milan e mbyll në avantazh pjesën e parë në Verona (video)

Kritikat i bëjnë mirë, Leao reagon me asist. Rabiot gjen golin, Milan e mbyll në avantazh pjesën e parë në Verona (video)

19 Prill 2026 15:56 Telesport Në “Antonio Bentegodi”, pjesa e parë mes Veronës dhe Milanit ështtë mbyllur 0-1 për kuqezinjtë, në sfidën e vlefshme për javën e 33-të në Serie A. Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 41-të, aty ku u zhbllokua edhe sfida. Pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Rafael Leao-s, ishte Adrien Rabiot, i cili dërgoi topin në rrjetë dhe kaloi kuqezinjtë në avantazh. Ky është goli i gjashtë i francezit me fanellën e Milanit për këtë sezon. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Verona pati një shans të mirë për të barazuar shifrat me Rafik Belghali, por goditja e tij u ndal në mënyrë të shkëlqyer nga Mike Maignan. SHIKOGOLIN