Kristjan Asllani pranon ofertën e Beshiktashit, mesfushori shqiptar shkon te vendi që nuk vlerësoi Ernest Muçin

Kristjan Asllani pranon ofertën e Beshiktashit, mesfushori shqiptar shkon te vendi që nuk vlerësoi Ernest Muçin

Një lëkundje të papritur ka pësuar karriera e Kristjan Asllanit. Shumë vite te Inter dhe një huazim nisi te Torino, por që nuk shkoi aspak ashtu si pritej. Futbollisti shqiptar është përjashtuar nga ekipi pasi drejtuesit e Torinos kërkojnë që të mbyllin sa më shpejtë të jetë e mundur huazimin e tij nga Interi. Por cili do të jetë ekipi i radhës për Asllanin? Sipas asaj që raportojnë mediat turke, Asllani ka rënë dakort dhe ka pranuar ofertën e ardhur nga Beshiktashi për të. Sipas mediave në fjalë, problemi i vetëm qëndron mes klubeve, pasi Asllani po e kërkon Beshiktashin. Por një lëvizje e tillë do të ishte një hap mbrapa në karrierë, për më tepër në një klub ku Ernest Muci kaloi një eksperiencë...