Kristian Shpendi i paprekshëm, Cesena planifikon rinovimin

Kristian Shpendi i paprekshëm, Cesena planifikon rinovimin

Kristian Shpendi pritet të jetë një nga shtyllat e Çezenës edhe për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi shqiptar vazhdon të jetë në qendër të projektit të klubit italian, pavarësisht interesimit të disa skuadrave në merkato. Drejtuesit bardhezinj nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga 22-vjeçari dhe kanë nisur lëvizjet për t’i siguruar rinovimin e kontratës, ndërsa emri i tij vazhdon të qarkullojë në treg.   RINOVIMI- Sipas mediave italiane, drejtori sportiv Andrea Manccini do të zhvillojë së shpejti një takim me përfaqësuesit e Shpendit për të diskutuar zgjatjen e kontratës. Objektivi i klubit është që marrëveshja aktuale të zgjatet deri në verën e vitit 2030. Projekti i pronësisë amerikane parashikon një kontratë afatgjatë me pagë në rritje progresive. Shpendi pritet të përfitojë rreth 350 mijë euro në...