Kristian Prenga fton Anthony Joshuan në Shqipëri

Kristian Prenga fton Anthony Joshuan në Shqipëri

Anthony Joshua ka ndarë me ndjekësit e tij momente të veçanta nga dueli i fituar me boksierin shqiptar Kristian Prenga, duke treguar se përtej rezultatit, respekti dhe vlerësimi mes rivalëve mbeten vlerat më të rëndësishme të sportit. Në videon e publikuar nga ish-kampioni britanik i botës, bie në sy një moment simbolik, ku Joshua vendos mbi supe flamurin shqiptar. Gjithashtu, ai shfaqet pranë familjarëve të Prengës, të cilët ishin të veshur me kostume tradicionale shqiptare. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Joshua theksoi se trashëgimia më e madhe e sportit nuk matet vetëm me fitore. “Gjëja më e madhe që krijon sporti nuk është gjithmonë fituesi, por respekti i ndërsjellë mes personave që kanë fituar respektin e njëri-tjetrit. Kjo është trashëgimia e vërtetë e sportit”, shkroi ai....