Kosova tokë gjithëshqiptare, Shqipëria dyndet në ‘Dardani’

Kosova tokë gjithëshqiptare, Shqipëria dyndet në ‘Dardani’

Ndeshja e sotme Kosovë- Turqi për një biletë në Botëror 2026, kthehet në “çështje” Kombëtare. Prej mëngjesit të sotëm rrugët e Prishtinës janë tejmbushur nga fansa shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe mbarë europa. Arritja në këtë ndeshje finale të Play Off, ka zgjuar të madh e të vogël aq sa kapaciteti i stadiumit “Fadil Vokrri” duket mjaft i vogël dhe askush nuk di se ku do vendosë “kokën”… Pamjet që shoqërojnë materialin i takojnë tifozëve nga Shqipëria teksa vërshojnë në rrugët e Kombit me destinacion Prishtinën. Post navigation