Kosova optimiste për duelin në “play-off” ndaj Sllovakisë, titullarët janë në formë
Vedat Muriqi vbijon shkëlqimin me Majorkën dhe po thyen madje edhe rekorde. Në Gjermani, Fisnik Asllani, por edhe Leon Avdullahu e Albian Hajdari, vazhdojnë të shkëlqejnë. Dhe në prag të ndeshjes më të rëndësishme të Kosovës deri më tani, atë ndaj Sllovakisë, “Dardanët” kanë shumë e shumë arsye për optimizëm. Kosova më 26 mars, pra edhe 18 ditë, luan në Bratislavë ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në Kupën e Botës. Sa afrohet ndeshja, forma e dy sulmuesve kryesorë të Kosovës bëhet edhe më e mirë. 31-vjeçari Muriqi kishte tjetër paraqitje impresive të shtunën. Shënoi dy golat e Mallorcas në barazimin 2:2 në fushën e vështirë të Osasunas. Në fund golat e prizrenasit kishin vlerën e një pike, por Muriqi vazhdon të mos...
Burimi:
sot.com.al