Kosova me shans historik për të shkuar në Botëror, sonte në “Fadil Vokrri” përballë Turqisë

Kosova me shans historik për të shkuar në Botëror, sonte në “Fadil Vokrri” përballë Turqisë

Adriatik BALLA Kosova do të presë sot në mbrëmje Turqinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke tentuar të shkruajë histori, për t’u kualifikuar për herë të parë në një Kupë Bote. Është një duel vendimtar për kualifikimin. Skuadra që fiton në fushë shkon automatikisht në Botëror, kurse humbësja eliminohet. Kosova kaloi me sukses Sllovakinë në gjysmëfinale të “play-off”-it dhe tani do të synojë një tjetër triumf përballë turqve në finale që të shkojë në Botëror. Entuziazmi është shumë i madh, gjë që e kanë shprehur lojtarët dhe vetë trajneri Franko Foda. Po dje, në Prishtinë zbarkoi ekipi turk, teksa në konferencë shtypi doli dhe kapiteni i Turqisë, Hakan Çalhanoglu. Pritet një ndeshje e zjarrtë për një vend në Botëror, një shans historik veçmas për...