“Kontratë përjetësie”… Donnarumma martohet me Alessia Elefante, dashuria që sfidoi vitet dhe distancat

“Kontratë përjetësie”… Donnarumma martohet me Alessia Elefante, dashuria që sfidoi vitet dhe distancat

5 Maj 2026 10:10 Alfred Lleshi Gianluigi Donnarumma ka hedhur hapin më të rëndësishëm jashtë fushës së blertë. Portieri i Manchester City dhe Italisë është martuar me partneren e tij historike, Alessia Elefante. Lajmi u bë publik përmes rrjeteve sociale me një batutë tipike futbolli: “Kontratë afatgjatë e firmosur”. Sipas mediave italiane, lidhja mes Donnarumma dhe Alessia është një nga më të qëndrueshmet në futbollin italian. Ata janë njohur që në adoleshencë, në zonën e Napolit, dhe kanë qëndruar bashkë gjatë gjithë karrierës së portierit, nga debutimi i tij shumë i hershëm me Milanin deri te transferimi te PSG në vitin 2021 e pastaj në “Etihad”, verën e kaluar. Alessia ka qenë gjithmonë një figurë diskrete, larg vëmendjes së tepërt mediatike, por gjithmonë pranë Donnarumma...