Kongo befason Anglinë në pjesën e parë. Shtylla shpëton “Tre Luanët”. As simulimi i Kane nuk bën punë (video)

Kongo befason Anglinë në pjesën e parë. Shtylla shpëton “Tre Luanët”. As simulimi i Kane nuk bën punë (video)

Pjesa e parë mes Anglisë dhe D.R. Kongos është mbyllur në mënyrë të befasishme, 0-1 për kombëtaren afrikane. Në “Mercedes-Benz Stadium” në Atlanta, Kongo ka gjetur golin e para vetëm pas 7 mintash lojë, duke zënë në befasi anglezët. Pas një topi të gjatë të Chancel Mbemba dhe mungesës së vëmendjes së Djed Spence, ishte Brian Cipenga i cili dërgoi topin në portën e Jordan Pickford. Në minutën e 30-të, Jude Bellingham provoi të shënonte me kokë, por Lionel Mpasi-Nzau bëri një super pritje. Në minutën e 35-të, tjetër shans i mirë për Anglinë me Rashford, por goditja e tij ndalet në momentin e fundit nga Wan Bissaka mbi vijën fatale. Në minutën e 42-të, Kongo i afrohet golit të dytë, por goditja e Yoane...