Konfirmohet diagnoza e dëmtimit, Bellingham humbet përballjen kundër Benfica
2 Shkurt 2026 8:16 Alfred Lleshi Konfirmohet diagnoza e dëmtimit të Jude Bellingham. Mesfushori anglez do të mungojë rreth një muaj për shkak të dëmtimit në muskulin semitendinoz të këmbës së majtë, njofton Real Madridi.Bellingham u dëmtua në ndeshjen kundër Rayo Vallecano, e përfunduar 2-1 për skuadrën e Arbeloa. Në minutën e 9-të, gjatë një vrapimi drejt vijës fundore, Jude ndjeu pickim në pjesën e pasme të kofshës. Ai vendosi menjëherë dorën në zonën e prekur dhe u rrëzua në fushë, duke shtuar shqetësimin. U zëvendësua nga Brahim Díaz dhe doli nga fusha me këmbët e veta, dukshëm i prekur, duke mbuluar fytyrën me fanellë. Ky është problemi i dytë për Bellingham këtë sezon. Pas Kupës së Botës për Klube, ai iu nënshtrua një operacioni...
Burimi:
telesport.al