Konferenca e jashtëzakonshme e Perez në të cilën tha vetëm gjëra të zakonshme

Konferenca e jashtëzakonshme e Perez në të cilën tha vetëm gjëra të zakonshme

Pasditen e sotme, Real Madrid paralajmëroi për një konferencë të jashtëzakonshme të Floreninto Perez, në të cilën në fakt u thanë gjëra të zakonshme dhe tashmë të dëgjuara dhe stërdëgjuara disa herë. Perez u shfaq në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur këtë të martë në “Santiago Bernabeu” për të shpallur zgjedhjet dhe për të njoftuar se Bordi aktual i Drejtorëve do të kandidojë në këto zgjedhje. “Po thërras zgjedhje të reja për Bordin e Drejtorëve dhe ky bord, me mua në krye, do të kandidojë në këto zgjedhje. Kushdo që na kritikon dhe përhap këto thashetheme për mua mund të kandidojë kundër meje në këto zgjedhje. Kushdo që dëshiron të dalë përpara, le ta bëjë. Të ndalojë së...