Konaté: Gjithmonë kam dashur të qëndroj te Liverpool-i. Rinovimi? Jemi pranë marrëveshjes

Konaté: Gjithmonë kam dashur të qëndroj te Liverpool-i. Rinovimi? Jemi pranë marrëveshjes

20 Prill 2026 14:11 Alfred Lleshi Ibrahim Konaté ka dalë hapur për të ardhmen e tij te Liverpool. Mbrojtësi francez, në skadencë në fund të sezonit, deklaroi se është shumë pranë rinovimit. Negociatat kanë zgjatur mbi një vit, por tashmë duket se vendimi është marrë, duke shmangur situata si ato të Salah, Robertson apo Trent Alexander-Arnold. “E ardhmja ime? Janë thënë shumë gjëra, por po flasim prej kohësh me klubin dhe jemi pranë një marrëveshjeje, – tha ai për “The Guardian”. – Të gjithë donin që të qëndroja sa më gjatë dhe jemi në rrugën e duhur. Ka shumë gjasa që të jem këtu sezonin e ardhshëm. Kjo është ajo që kam dashur gjithmonë. Po pres të mbyll kontratën, pastaj pyesni Richard Hughes çfarë i...