Kompany: Respekt për Real por jo frikë, ai është një nga më të mirët sot në botë
Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, nxori në pah një nga talentet më të shkëlqyera të sezonit, Michael Olise. Koment që erdhi në prag të ndeshjes së dytë çerekfinale të Champions League kundër Real Madrid. Belgu shprehu admirim të madh për mesfushorin-sulmues 23-vjeçar, i cili ka dhënë performanca të jashtëzakonshme këtë sezon: 17 gola dhe 29 asiste, përfshirë një performancë vendimtare në ndeshjen e parë kundër Real Madrid. “E shohim çdo ditë; ai është tashmë në nivelin e më të mirëve në Evropë. Ai patjetër do të jetë një nga më të mirët në botë një ditë; është në rrugën e duhur. Ai duhet të vazhdojë kështu“, deklaroi Kompany. Megjithatë, trajneri nxiti kujdes në etiketimin e lojtarit si “më i miri” sot: “Njerëzit pastaj pyesin...
Burimi:
telesport.al