Kompany jep “ok”, Bayern rrit stekën për mesfushën dhe zgjedh një emër “big” në vend të Goretzka

Kompany jep “ok”, Bayern rrit stekën për mesfushën dhe zgjedh një emër “big” në vend të Goretzka

28 Mars 2026 19:11 Telesport Duke qenë se Leon Goretzka do të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë dhe do të lërë një boshllëk jo të vogël në mesfushë, drejtuesit e Bayern Munich po ndjekin disa emra për të forcuar këtë repart. “BILD” bën me dije se Bayern i është shtuar listës së gjatë të ekipeve të interesuara për Sandro Tonali. Me interesimin e jashtëzakonshëm për të nga shumë klube të mëdha, largimi nga Newcastle në verë duket i sigurt. Vincent Kompany e pëlqen shumë italianin dhe sigurisht që ka dhënë “OK” e tij për këtë lëvizje të mundshme. Sipas raportimit në fjalë kanë nisur kontaktet e para mes palëve për të diksutuar mbi transferimin e mundshëm dhe gjithë detajet e tjera....