Kompany: I kemi mundur një herë, por këto janë ndeshje ku nuk ka zgjidhje magjike
Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League kundër Paris Saint-Germain. “Të dyja ekipet kanë shumë kreativitet, përfshirë në aspektin e lojës pozicionale dhe gjetjes së zgjidhjeve”, tha trajneri belg. “Bëhet fjalë për detaje, intensitet dhe energji. Po përballemi me ta tani për herë të katërt. Kemi përvojë kundër tyre, por e njëjta gjë vlen edhe për kundërshtarët tanë“, deklaroi më tej Kompany, që do të luajë pa katër lojtarë të rëndësishëm si Lennart Karl, Tom Bischof, Raphael Guerreiro dhe Serge Gnabry. Më tej, duke folur për Luis Enrique, tha: “Ai po bën një punë të jashtëzakonshme… Nuk u habita që fituan Ligën e Kampionëve. Mund të shihni nga ekipet e...
Burimi:
telesport.al