Komiteti Ekzekutiv miraton rregullin për lojtarët e rinj në ‘Abissnet Superiore’

Komiteti Ekzekutiv miraton rregullin për lojtarët e rinj në ‘Abissnet Superiore’

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar rregullin për aktivizimin e detyrueshëm të lojtarëve të rinj në kampionatet kombëtare, i cili do të hyjë në fuqi duke nisur nga sezoni sportiv 2026–2027. Ky vendim është pjesë e strategjisë së FSHF-së për zhvillimin e futbollit shqiptar, rritjen e mundësive për futbollistët e rinj dhe krijimin e një baze më të fortë për ekipet kombëtare Gjithashtu, ky rregull përveçse synon rritjen e aktivizimit të futbollistëve të rinj shqiptarë në kampionatet kombëtare, rritjen e konkurrencës ndërmjet futbollistëve vendas, ka për qëllim krijimin e një modeli të qëndrueshëm zhvillimi për dekadën e ardhshme. Sipas rregullores së miratuar, në kampionatin Abissnet Superiore dhe në Kupën e Shqipërisë, çdo skuadër do të ketë detyrimin të aktivizojë nga minuta e...