Komiteti Ekzekutiv i UEFA zhvillon mbledhjen e parë për vitin 2026. Në fokus, përditësimi i Strategjisë së Qëndrueshmërisë së Futbollit 2030 & vlerësimi i arbitrave
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvilloi më 11 shkurt në Bruksel mbledhjen e parë për vitin 2026, një ditë përpara Kongresit të 50-të të Zakonshëm të UEFA-s. Gjatë kësaj mbledhjeje, ku i pranishëm ishte edhe zëvendës-presidenti i UEFA-s, Armand Duka, u prezantua përditësimi i Strategjisë së Qëndrueshmërisë së Futbollit 2030, që synon të ndërtojë mbi progresin e rëndësishëm të arritur deri më tani dhe të forcojë fokusin në veprimin kolektiv, matjen e rezultateve dhe përgjegjshmërinë në të gjithë ekosistemin e futbollit europian. Strategjia e përditësuar ruan vizionin e saj origjinal, duke theksuar më tej impaktin social, respektin për mjedisin dhe menaxhimin e përgjegjshëm në organizimin e eventeve dhe infrastrukturës së futbollit. Ndër të tjera, Komiteti Ekzekutiv miratoi edhe krijimin e një çmimi vjetor për arbitrin dhe...
Burimi:
gijotina.com