Komiteti Ekzekutiv i UEFA mban mbledhjen e parë për këtë vit. Nga përditësimi i Strategjisë së Qëndrueshmërisë së Futbollit 2030 e deri te vlerësimi i arbitrave

Komiteti Ekzekutiv i UEFA mban mbledhjen e parë për këtë vit. Nga përditësimi i Strategjisë së Qëndrueshmërisë së Futbollit 2030 e deri te vlerësimi i arbitrave

12 Shkurt 2026 17:42 Telesport Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvilloi më 11 shkurt në Bruksel mbledhjen e parë për vitin 2026, një ditë përpara Kongresit të 50-të të Zakonshëm të UEFA-s. Gjatë kësaj mbledhjeje, ku i pranishëm ishte edhe zëvendës-presidenti i UEFA-s, Armand Duka, u prezantua përditësimi i Strategjisë së Qëndrueshmërisë së Futbollit 2030, që synon të ndërtojë mbi progresin e rëndësishëm të arritur deri më tani dhe të forcojë fokusin në veprimin kolektiv, matjen e rezultateve dhe përgjegjshmërinë në të gjithë ekosistemin e futbollit europian. Strategjia e përditësuar ruan vizionin e saj origjinal, duke theksuar më tej impaktin social, respektin për mjedisin dhe menaxhimin e përgjegjshëm në organizimin e eventeve dhe infrastrukturës së futbollit. Ndër të tjera, Komiteti Ekzekutiv miratoi edhe krijimin e një...