Kombëtarja U-18 për djem renditet e treta në Europianin e vendeve të vogla zhvilluar në Shkodër
Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër u zhvilluan ndeshjet e Divizionit C (turneu i vendeve të vogla) të Kampionatit Europian të Basketbollit për moshën U-18. Në këtë event, Shqipëria u klasifikua në vendin e tretë. Në total, kombëtarja kuqezi drejtuar nga trajneri Besim Dervishaj, arriti tri fitore e dy humbje në ndeshje të luajtura. Në fazën e grupeve, Shqipëria mposhti thellë San Marinon dhe më pas Moldavinë, por u mund nga Malta. Në gjysmëfinale, kuqezinjtë u mundën 83-51 nga Kosova, por në ndeshjen për vendet 3-4 arritën të hakmerren ndaj Maltës, duke fituar thellë 101-61. Ky turne u fitua nga Kosova, që mundi 91-49 Andorën në finale. Rezultatet e kombëtares U-18 (djem) Gr.B, San Marino – Shqipëri, 67-111 Gr.B, Shqipëri – Maltë, 64-85...
Burimi:
telesport.al