Kombëtarja U-16 zgjedh Malin e Zi për të testuar veten në dy miqësore

Kombëtarja U-16 zgjedh Malin e Zi për të testuar veten në dy miqësore

9 Gusht 2026 16:26 Telesport Kombëtarja U-16 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Malit të Zi U-16 në kuadër të përgatitjeve dhe vlerësimit të grupit të lojtarëve për fazën e ardhshme. Takimi i parë do të luhet më 25 gusht, në ora 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Kjo përballje do t’i japë mundësinë stafit teknik të vlerësojë gjendjen e lojtarëve dhe të testojë skuadrën në një ndeshje përballë bashkëmoshatarëve të tyre. Ndeshja e dytë do të zhvillohet më 27 gusht, në ora 11:00, në Mal të Zi. Edhe ky takim do të shërbejë për të provuar alternativa të ndryshme dhe për të vijuar konsolidimin e grupit në kuadër të aktiviteteve të ardhshme. Dy ndeshjet miqësore janë pjesë e programit të ekipeve kombëtare...