Kombëtarja/ Stafi i Maran fiton brenda ditës më shumë se paga mujore e një shqiptari
Stoli i Kombëtares Shqiptare të Futbollit nuk është më thjesht një çështje prestigji sportiv, por edhe një biznes i mirëfilltë me shifra që shpesh herë kapërcejnë realitetin ekonomik të vendit. Gjatë dekadës së fundit, strategjia financiare e Federatës Shqiptare të Futbollit ka pësuar lëkundje të forta, duke kaluar nga epokat e kursimit në ato të luksit ekstrem, për t’u rikthyer sërish te një e mesme e artë me trajnerin e ri, Rolando Maran. Nga De Biasi te Reja: Ndërtimi i një standardi financiar Gjithçka nisi të merrte përmasa të reja financiare me epokën e Gianni De Biasit. Në krye të stolit kuqezi, tekniku italian nisi punën me një kontratë fillestare prej rreth 300,000 eurosh në vit. Megjithatë, suksesi historik dhe kualifikimi në Europianin e vitit...
Burimi:
opinion.al