Kombëtarja mbyll përgatitjet ndaj Polonisë në vendin tonë, nesër do të udhëtojë drejt Varshavës. Ja programi

Kombëtarja mbyll përgatitjet ndaj Polonisë në vendin tonë, nesër do të udhëtojë drejt Varshavës. Ja programi

24 Mars 2026 19:22 Telesport Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fazës play-off të Kupës së Botës ndaj Polonisë në Varshavë. Departamenti i Komunikimit bën me dije se në stërvitjen e sotme ekipi ishte i plotë, pasi janë bashkuar edhe tre lojtarët e fundit, ndërkohë që të gjithë lojtarët ndodhen në gjendje të mirë fizike. Fokusi i stërvitjes ishte te skemat taktike dhe goditjet standarde. Ditën e nesërme, ekipi do të udhëtojë drejt Varshavës, ku në mbërritje do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në stadiumin “PGE Narodowy” në orën 18:00. Ndërkohë, në orën 17:00, trajneri Silvinjo dhe një lojtar do të dalin para mediave në konferencën për shtyp.