Kombëtarja e pafuqishme për të fituar, vajzat kuqezi humbasin edhe ndaj Finlandës
Kombëtarja e femrave në volejboll u mund të dielën pasdite 3-0 nga Finlanda (25-8, 25-19, 25-16), duke pësuar humbjen e dytë radhazi në fazën e grupeve të Volleyball European League (Liga Europiane e Volejbollit). Ndeshja e luajtur në Finlandë u dominua nga kombëtarja vendase, që tregoi që në setin e parë qëllimet e saj. Diferenca mes dy skuadrave ishte e madhe dhe megjithëse vajzat kuqezi e rritën nivelin në dy setet e tjera kjo s’mjaftoi. Mungesa e Bici, ashtu si një ditë më parë ndaj Zvicrës, u ndje shumë te kombëtarja shqiptare, që shpesh ra pre e bllokut shtatlartë të Finlandës. Gjithsesi, një kombëtare shumë e re në moshë, që po fiton përvojë për të ardhmen. Femra, Faza 1 – Zvicër 5 qershor, Zvicër –...
Burimi:
telesport.al