Kolumbia vulos kualifikimin, fiton biletën e fundit për në 1/8-at e Botërorit 2026

Kolumbia vulos kualifikimin, fiton biletën e fundit për në 1/8-at e Botërorit 2026

Kolumbia u bë skuadra e fundit që siguroi kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Ganën me rezultatin 1-0 në një ndeshje ku pati kontroll të plotë të lojës. Përfaqësuesja latino-amerikane nuk u vu në vështirësi në asnjë moment nga kundërshtari afrikan dhe e meritoi plotësisht fitoren. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Arias në minutën e 14-të, ndërsa rezultati minimal nuk pasqyron dominimin e Kolumbisë, e cila krijoi shumë raste për të shënuar edhe gola të tjerë. Gana nuk arriti të regjistrojë asnjë rast të pastër shënimi gjatë gjithë ndeshjes. Në të kundërt, Kolumbia diktoi ritmin, kontrolloi posedimin e topit dhe kënaqi mijëra tifozët e saj të pranishëm në Kansas City, të cilët festuan në fund kualifikimin...