Koka bën, koka e pëson… Ja si përfundoi portieri që nisi sherrin e finales me 23 kartonë të kuq
10 Mars 2026 9:28 Alfred Lleshi Finalja e kampionatit rajonal “Campeonato Mineiro” mes Cruzeiro dhe Atlético Mineiro u kthye në një nga episodet më të turpshme të futbollit brazilian. Ndeshja përfundoi 1-0 për Cruzeiron, por rezultati u la në hije nga një përleshje masive që shpërtheu në fund të lojës. Sherri nisi pas një incidenti ku u përfshi portieri i Atlético-s, Everson, i cili u bë shkak për tensionet që shpejt u përhapën në të gjithë fushën. Futbollistët e të dy skuadrave u përfshinë në përplasje fizike, ndërsa pamjet e Everson me fytyrë të gjakosur u bënë menjëherë “virale” në rrjetet sociale. Arbitri u detyrua të ndërhynte me masa drastike; plot 23 kartonë të kuq, një rekord i ri për futbollin brazilian, duke thyer shifrën...
Burimi:
telesport.al