Koeman: Tani që u eliminuam do të më kritikojnë se luajta me 5 mbrojtës, ai gol në shtesë…
Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, tha se zgjodhi një qasje më mbrojtëse kundër Marokut për t’i dhënë një shans më të mirë ekipit të tij për të fituar sesa nga frika ndaj kundërshtarit. Deklaratë që erdhi pasi skuadra e tij u eliminua nga Kupa e Botës me penallti. Koeman nuk kërkoi falje për futjen në fushë të pesë mbrojtësve edhe pret një rrëke kritikash pas humbjes 3-2 me penallti pas barazimit 1-1 pas kohës shtesë. Ai u kritikua se është larguar nga “shkolla holandeze” tradicionale e futbollit sulmues, por tha se të luash me pesë mbrojtës ishte strategjia e duhur për të mposhtur afrikano-veriorët. “Me këtë qasje mbrojtëse, ne dhamë shumë më pak hapësira pas sesa bëmë gjatë ndeshjeve në grup. Kjo ishte pozitive, por...
Burimi:
telesport.al