Klopp dhe Matthäus përplasen verbalisht për rolin e Musiala në kombëtaren gjermane

Klopp dhe Matthäus përplasen verbalisht për rolin e Musiala në kombëtaren gjermane

13 Qershor 2026 13:48 Alfred Lleshi Lothar Matthäus ka kritikuar ashpër Jürgen Klopp dhe Thomas Müller pasi ata sugjeruan që Deniz Undav të luajë si mesfushor ofensiv në ndeshjen e parë të Gjermanisë në Botëror kundër Curaçaos, ndërsa Jamal Musiala të mbetet në stol. Si analistë të “MagentaTV”, Klopp dhe Müller përfshinë Undav në formacionin e tyre ideal. Müller argumentoi: “Nëse të gjithë janë në formë, e shoh Undav si një opsion të shkëlqyer. Ka instinkt”. Klopp e mbështeti këtë ide, duke theksuar se “Undav mund të luajë si numër 10”. Të dy sugjeruan që Musiala të aktivizohej rreth minutës së 65-të, kur hapësirat në fushë do të ishin më të mëdha. Megjithatë, Matthäus reagoi ashpër për “Bild”: “U habita shumë kur pashë Klopp dhe...