Klasikja Vllaznia-Tirana hap javën e 26-të të Superiores, të shtunë Partizani-Egnatia

Klasikja Vllaznia-Tirana hap javën e 26-të të Superiores, të shtunë Partizani-Egnatia

Adriatik BALLA Kampionati do të kthehet në fundjavë me duelet e xhiros së radhës, ku priten surpriza jo vetëm në rezultate por edhe në pozicionimin e skuadrave në renditje. Natyrisht, kjo është java e parafundit e fazës së tretë dhe ka rëndësi për ecurinë e sezonit aktual. Sa i takon kalendarit dhe orarit të caktuar nga FSHF, java e 26-të e kampionatit “Abissnet Superiore” luhet të premten dhe të shtunën dhe nis më 27 shkurt, në orën 19:00, me klasiken e futbollit shqiptar Vllaznia-Tirana në stadiumin “Loro Boriçi”. Dy skuadra me histori në futbollin shqiptar përballen mes tyre, ku objektivi i vetëm është rikthimi te fitorja. Të shtunën, më 28 shkurt, luhen katër takimet e tjera. Në orën 13:30, Vora pret në shtëpi Dinamo Sitin,...