Klasikja i shkon Vllaznisë, Shehi nuk ndryshon kursin e …Tiranës

Klasikja i shkon Vllaznisë, Shehi nuk ndryshon kursin e …Tiranës

Abissnet Superiore, java e 26-të: Vllaznia- Tirana 3-1 ( Bismark 31′, Kortez (ag) 48′, Balaj (Pen) 71’/ Xhixha 25′) Klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia- Tirana hapi këtë të premte ndeshjet e javës së 26-të Abissnet Superiore. Në një impiant të mbushur si rrallë herë këto vitet e fundit ishte skuadra vendase ajo që arriti të marrë tri pikë. Në fakt për 25′ dueli ishte nën komandën e Tiranës e cila sot u drejtua për herë të parë gjatë këtij sezoni nga trajneri Orges Shehi. Në këtë minutë, Redon Xhixha arriti të shënojë një gol mjaft të bukur teksa pasi sherbeu Tabeku-n e hutuar, i del topi me fat dhe më pas kurbinasi shënjestron tokazi në rrjetë. Më pas e gjitha nis të venitet pët miqtë....