“Kjo Vllazni është spektakolare”, gazetari shkodran: Ky vit, është viti i Vllaznisë
Vllaznia ka marrë tre pikët e radhës ditën e sotme, duke vazhduar kryesimin e “Abissnet Superiore”-s. Në një lidhje me emisionin “Mega Sport”, në “A2 CNN Albania”, Gasper Marku ka dhënë përshtypjet e tij për këtë Vllazni. Gazetari shkodran është shprehur se ky është viti i kuqebluve. Sipas Markut, klubi është i normalizuar në çdo aspekt të mundshëm dhe është kthyer aty ku i takon. “Fillimi i vitit 2026 e ka gjetur Vllazninë të normalizuar në të gjitha aspektet, në staf, në presidencë, në tifozeri dhe në gjithçka. Stadiumi “Niko Dovana” u dominua në një pjesë të madhe nga tifozeria shkodrane, që kishte udhëtuar nga Shkodra. Ky sezon, ky vit, është viti i Vllaznisë. Është shumë e bukur dhe spektakolare. Faza e parë ka qenë...
Burimi:
sportekspres.com