Kjo nuk ndodhte prej vitit 1986, Liverpool pa asnjë përfaqësues në Botëror me Anglinë
25 Maj 2026 10:14 Alfred Lleshi Për herë të parë që nga Kupa e Botës 1986, asnjë lojtar i Liverpool-it nuk është përfshirë në kombëtaren e Anglisë për një kompeticion të madh. Një mungesë historike, që shënon moment të pazakontë për “Reds”. Ndërkohë, e kundërta ndodh me Arsenalin kampion të Premier League, që do të ketë një përfaqësim të fortë me “Tre Luanët” në Kupën e Botës. Na kampingun e Floridas, talenti i ri Ethan Nwaneri do t’i bashkohet Bukayo Saka, Declan Rice, Eberechi Eze dhe Noni Madueke. Ndryshim i qartë i balancave në Premier League, ku Arsenali po fiton gjithnjë e më shumë ndikim në skenën ndërkombëtare, ndërsa Liverpool përjeton mungesë të papritur në nivel përfaqësimi te kombëtarja angleze.
Burimi:
telesport.al