“Kjo nuk mund të ndodhë”! Jo vetëm Lamine Yamal, Spanja rrezikon të humbë edhe një tjetër yll për Botërorin
10 Maj 2026 20:46 Telesport Pavarësisht se është thënë që Lamine Yamal do të jetë gati për Spanjën për Kupën e Botës 2026, frika është ende e madhe. Po sikur të mos mjaftonte vetëm frika për Yamal, një tjetër lojtar i rëndësishëm për Spanjën rrezikon shumë pjesëmarrjen në Botëror. Bëhet fjalë për Nico Williams, anësori që la fushën e lojës sot gjatë ndeshjes mes Athletic Bilbao dhe Valencia-s. Nico Williams dëmtohet vetëm 32 ditë para fillimit të Kupës së Botës. Anësori spanjoll ndërsa po largohej nga fusha, u kap nga kamerat duke thënë: “Nuk është e mundur, nuk është e mundur!” Deri më tani, Athletic Bilbao nuk e ka komunikuar ende llojin e skatë të dëmtimit që ka pësuar Williams, por frika është e madhe...
Burimi:
telesport.al