Kimmich lavdëron publikisht anësorin e rivalëve: Më kujton Kingsley Coman kur ishte Bayern

Kimmich lavdëron publikisht anësorin e rivalëve: Më kujton Kingsley Coman kur ishte Bayern

16 Qershor 2026 21:05 Telesport Pasi mundi Curacao-n 7-1 në ndeshjen e parë, ndeshja e radhës e Gjermanisë do të jetë ndaj Bregut të Fildishtë, e cila do të shërbejë si një test i vërtetë për katër herë kampionët e botës, duke ditur që do të kenë një kundërshtar tejet të rrezikshëm përballë. Në konferencën e sotme për shtyp, Joshua Kimmich vlerësoi Bregun e Fildishtë, por mbi të gjitha lavdëroi yllin kryesor të tyre, Yan Diomande, të cilin e njeh mirë edhe nga Bundesliga. “Një vit më parë, thuajse nuk njihej nga askush. Diomande ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, edhe pse Leipzig u përball me disa sfida të vështira. Driblimi i tij është i jashtëzakonshëm, pak si Kingsley Coman në Bayern dikur. Ai ka...